Irani është shtet terrorist dhe i sponsorizuar nga SHBA-të

Irani është një lloj Serbie që Amerika ka krijuar në botën islame. Vetë sekti fetar që përfaqëson Irani është një devijim i fesë islame.

Së fundmi qeveria e Tiranës, e cila është një shtojcë ose zgjatim i qeverisë amerikane dhe asaj britanike, ka dëbuar përfundimisht ambasadën e Iranit pasi është akuzuar si autor i sulmeve  të platformës e-albania. Në fakt në një vend musliman, siç është Shqipëria, në rreth 100 vite zgjedhë britanike, e cila vazhdon dhe sot, është shumë normale që Irani të jetë një aktor shumë i përfolur.

Irani është një lloj Serbie që Amerika ka krijuar në botën islame. Vetë sekti fetar që përfaqëson Irani është një devijim i hershëm brenda fesë islame, kështu që logjikisht barbarët amerikanë dhe terroristët britanikë do të zgjedhnin pikërisht këtë mollë të kalbur që ta promovonin si thelbin e botës islame.

Në të vërtetë mercenarët serbë kanë bërë luftë për llogari të barbarëve amerikanë vetëm në Kosovë e Bosnjë, ndërsa Irani është angazhuar në luftëra për llogari të Amerikës kudo në Lindjen e Mesme. Irani është një fuqi shumë e zgjeruar terroriste, e cila promovohet mediatikisht dhe sponsorizohet financiarisht fuqishëm nga CIA dhe SHBA, kështu që sa më pak të kemi të bëjmë me këtë entitet terrorist, aq më mirë bëhet. 

Spiuni amerikan dhe kryeministri i vendit më të izoluar dhe më të varfër në Europë, Edi Rama, nuk ka vepruar pa ndonjë logjikë me vendimin e tij për të prishur marrëdhënjet diplomatike me Iranin pasi kjo do të ishte mënyra më e mirë për të transferuar të gjithë rrëmujën shqiptare drejt shtetit terrorist të Iranit, kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të promovuar Iranin dhe për ta paraqitur atë si një forcë të fuqishme opozitare të jashtme, por Irani nuk është i tillë.


Ku ka më mirë që varfërinë, izolimin ekonomik, 20 mijë vrasjet që ka kryer terroristi britanik Enver Hoxha, ndërtimet pa leje, degradimin e shoqërisë dhe zgjedhën britaniko-amerikane të mundohesh ta transferosh drejt shtetit terrorist të Iranit?! Ku ka më mirë që ato pak zëra opozitarë muslimanë që lindin natyrshëm në Shqipëri të mundohesh t'i gruposh në anën e Iranit e nëse nuk funksionon kjo, të mundohesh t'i rreshtosh krah Serbisë e Rusisë, sepse kështu arrestimet bëhen më lehtë, ato shfaqen më të moralshme në sytë e publikut dhe çdo akuzë kap një dënim mbi 30 vite! Në fund të fundit prandaj këto lloj vendesh i mban dhe i sponsorizon Amerika, veç për sherr e veç për kurthe.

 

Lufta në Siri e konfirmon më së miri këtë: në fund Bashar al-Assad nuk ra nga pushteti dhe qeveritë e shteteve si Turqia, Irani, Arabia Saudite, Rusia, Izraeli, SHBA dhe Britania e Madhe e vërtetuan që ishin aleatë dhe në koordinim për të vrarë muslimanë të zakonshëm, pra jo kundër Bashar al-Assad. Jo pak kontribut vdekjeprurës ka dhënë dhe kryeministri Rama në këtë gjenocid, i cili çirrej duke nxitur muslimanët shqiptarë në parlament gjatë betimit të tij si kryeministër me fjalët “Kasapi i lindjes së mesme Bassar al Assad”.

Nëse muslimanët do të ishin të bindur që Assad është një spiun i zakonshëm britanik, se Putin është një vegël dhe spiun i zakonshëm britanik dhe nëse ishin të bindur që Irani është themeluar nga CIA dhe drejtohet sot nga CIA, atëherë konflikti i Sirisë nuk do të kishte arritur të ndizej. E njëjta logjikë do të kishte kursyer jetën e mijëra shqiptarëve në Kosovë, nëse shqiptarët do të ishin të bindur që UÇK, Amerika, qeveria e Tiranës dhe qeveria serbe janë e njëjta gjë dhe mbrojnë të njëjtat interesa, pra interesat britaniko-amerikane.

Shqipëria, Kosova dhe Bosnja ngelen vende muslimane, me një Serbi tashmë të degraduar dhe të zbuluar publikisht si një aleat strategjik i çdo pune të pistë që SHBA-të kanë ndërmarrë në Ballkan, Amerikës i nevojitet një aktor i ri, siç është Irani, për të justifikuar çdo propagandë dhe deri tek luftërat e mundshme në Ballkan.

Bota ka marrë formë me luftëra, por sot barbarët amerikanë dhe terroristët britanikë nuk ndërmarrin asnjë lloj konflikti dhe nuk hapin asnjë lloj lufte nëse nuk kotrollojnë të gjithë aktorët dhe të gjitha palët ndërluftuese dhe kjo është arsyeja pse Irani sponsorizohet kaq fuqishëm nga SHBA-të.

 

Nderim Lushi

Grykë – Çajë, Kukës

16 shtator 2022


Nderim Lushi

138 Blog posts

Comments