Terrori britanik në Shqipëri dhe grabitja e arit shqiptar

Terroristi britanik Ahmet Zogolli (Zogu) dhe terroristi britanik Enver Hoxha kanë përfaqësuar në Shqipëri zgjedhën dhe ndëshkimin britanik.

Së fundmi facebook ka shpërndarë një shkrim dhe disa dokumente të rreme, të cilat akuzojnë Britaninë e Madhe si grabitësit e arit shqiptar, një grabitje e vetëshpallur e ngjashme me grabitjet e vetëshpallura të spiunëve britanikë, Ahmet Zogu dhe Ilir Meta. Në media është komentuar gjerësisht si grabitje angleze, ose është lënë të nënkuptohet si e tillë, por dokumentat sqarojnë që ari i presupozuar shqiptar ka përfunduar në Gjermaninë naziste, e cila, siç dihet, nuk ekzsiton më.

 

Britania nuk mund të akuzohet për një grabitje të izoluar, sepse ata janë themeluesit e shtetit të copëtuar shqiptar. Terroristët britanikë janë në të vërtetë zgjedha dhe okupatori në Shqipëri, të pranishëm që nga copëtimi i 1912-ës.

 

Terroristi britanik Ahmet Zogolli (Zogu) dhe terroristi britanik Enver Hoxha kanë përfaqësuar në Shqipëri zgjedhën dhe ndëshkimin britanik. Jo vetëm ari, por gjithçka, që nga 1912-ta e deri më sot ka shkuar dhe shkon në bankat e Londrës. Grabitja e vetëshpallur e arit bëhet për të distancuar Britaninë dhe Amerikën nga terrori zogist, enverist dhe i terroristëve të tjerë britanikë dhe amerikanë që ndëshkojnë shqiptarët që nga 1912-ta deri më sot.

 

Të akuzosh Britaninë për grabitje ari, të një ari që ekzistenca e të cilit nuk mund të vërtetohet kurrë, është nderi dhe avokatia më e madhe që mund t’i bëhet okupatorit dhe terroristëve britanikë. Britanikët kualifikohen për grabitës, nëse Shqipëria është shtet se mbi 100 vite. Por në të vërtetë, nëse Ahmet Zogolli, Enver Hoxha dhe çdo terrorist tjetër si Berisha, Basha, Rama, Meta, Veliaj, Alia, Nano etj, janë thjesht përfaqësues të zgjedhës britaniko-amerikane, atëherë Britania nuk kualifikohet për grabitëse, por si okupatore e territoreve muslimane shqiptare.

 

Nderim Lushi

 

Grykë – Çajë, shtator 2022

 


Nderim Lushi

80 Blog posts

Comments