Sapo fitova 10 milionë $; Amerika të mbajë fjalën :)

Por ja që mediat e regjimit dhe Departamenti i Shtetit Amerikan nuk të lënë të vazhdosh përpara në modestinë tënde dhe nuk të lënë që të shijosh thjeshtësinë dhe origjinalitetin e këtyre anëve, pasi një njoftim i tyre në media sapo më bëri njeriun më të pasur

Vendi ku po punoja sot quhet ara e mllajnit, në fshatin Shkinak të Kukësit dhe m‘u desh të përdorja një çekiç 5 kilogramësh dhe një kazëm që të zgjeroja rrugën që të shpije tek mulliri i braktisur i fshatit tonë. Natyrshëm lind pyetja se ç‘të vyen kjo rrugë e cila të shpije tek një mulli i braktisur? Realisht kjo rrugë, e cila tashmë është lënë pas dore për shkak të braktisjes dhe të ikjes së popullatës, mua më duhet për të rifilluar një jetë të thjeshtë në vendlindjen time, rifillim i cili po përparon qëndrueshëm.

 

Por ja që mediat e regjimit dhe Departamenti i Shtetit Amerikan nuk të lënë të vazhdosh përpara në modestinë tënde dhe nuk të lënë që të shijosh thjeshtësinë dhe origjinalitetin e këtyre anëve, pasi një njoftim i tyre në media sapo më bëri njeriun më të pasur të fshatit, sapo fitova 10 milionë $ :) - të paktën sipas Departamentit të Shtetit.

 

Në mediat e regjimit dhe në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit lexova që Qeveria Amerikane ofron 10 milionë $ për cilindo që ofron info mbi financimet e Hamas. Nuk e di për të tjerët, por për mua kjo ishte pyetja me e thjeshtë që kam hasur ndonjëherë pasi Hamas financohet nga vetë Qeveria Amerikane dhe është themeluar nga familja mbretërore britanike, themelim bazuar në filozofinë britanike të mbajtjes së popujve nën zgjedhën britanike.

 

Pa kaluar në detaje, por në vitin 1922 ra Perandoria Osmane dhe Palestina e Izraeli i sotëm i kaluan okupatorit britanik; ndërsa shteti i Izraelit u krijua nga Britania e Madhe në vitin 1948. E si në çdo vend tjetër, Britania e Madhe instaloi një konflikt strategjik Palestinë - Izrael, konflikt që vazhdon dhe sot e natyrshëm nënkuptohet që Britania e Madhe ishte përgjegjëse dhe autore për gjithçka që ndodhte në këto  territore. Shumë thjesht dalim në konkluzionin që ushtrinë e Izraelit, Hamas, e çdo organizatë tjetër  e ka themeluar dhe vazhdon ta sponsorizojnë Britania e Madhe bashkë me SHBA-të.

 

Ky është një njoftim qesharak, naiv, primitiv dhe përrallë pë fëmijë poshtë 5 vjeç. Amerika, shteti që ka krijuar Al-Qaedën, Isis e çdo organizatë tjetër terroriste kërkon t‘u hedhi hi syve njerëzve se nuk ia ka idenë se kush e financon Hamas. Ndoshta e financojnë UFO-t, ose alienët. Edhe pse me ironi dhe me shaka, por shumë shpejt amerikanët e britanikët - terroristët e botës, do të dalin me teorinë që Hamas ndoshta financohet nga jashtëtokësorët.

 

Gjithsesi nisma shqiptare për dëbimin e ambasadës amerikane dhe asaj britanike vazhdon me shumë këmbëngulje kjo pasi ato finacojnë çdo organizatë terroriste në botë dhe mbajnë nën shtypje dhe nën terror shqiptarët.

 

Nderim Lushi

Kukës - Albania

Shpresoj të kuptohet ironia, Amerika nuk meriton seriozitet. 

 

 

 

 

 

 


Nderim Lushi

8 Blog posts

Comments