Protestat me në krye dy xhelatë të konsumuar të CIA-s – tallje ekstreme e Amerikës me shqiptarët

Shoqëria shqiptare është nën totalitarizëm britaniko – amerikan që nga 1912 – ta e deri më sot, kështu që turma e shqiptarëve nuk ka një zgjedhje të tijën, por veçse e hutuar të ndjeki trendin e politikës që nuk të shpije askund, kështu që nuk ka pikë rëndësie

Të votosh PD-në, Partinë e Sigurimit të Shtetit të themeluar dhe të udhëhequr nga mercenarët dhe xhelatët e CIA-s justifikohet me injorancën dhe errësirën e përgjithshme që ka mbuluar shqiptarët, justifikohet me faktin që jemi koloni britaniko-amerikane, por të protestosh pas një xhelati të konsumuar të CIA-s, siç është Berisha, është indikator që intelektualët në këtë vend i kanë pushkatuar deri tek më i fundit.

Gjithsesi nuk ka asgjë të keqe të protestosh pas një spiuni amerikan të konsumuar si Berisha, apo prapa simbolit të korrupsionit në Shqipëri, Ilir Meta, pasi i gjithë ky proçes është rutinë dhe nuk e bën as më mirë dhe as më keq gjendjen e Shqipërisë. Liderët shqiptarë i cakton baruti amerikan, dhe jo vota e pavlerë e shqiptarëve. Xhelatët e CIA-s si Meta, Berisha, Rama dhe Basha janë në krye të politikës shqiptare jo me votën popullore, por me barutin amerikan, dhe me mbështetjen e vendit që themeloi Shqipërinë e copëtuar, Britania e Madhe.

Ka kaq shumë kontaminim politik, dhe ka kaq shumë perndjekje dhe pushkatime politike, sa shqiptarët janë të justifikuar për injorancën e tyre, për spiunizmin e tyre dhe barra e përgjegjësisë bie në pak individë në gjithë shqiptarinë, dhe se përgjegjësia nuk u përket turmave që rendin të hutuar pas xhelatëve amerikanë.

Tallja amerikane me shqiptarët ka kapur nivelet e absurditetit, aq sa xhelatët e protestave e deklarojnë një tubim partiak si jo partiak; njëjtë në Londër është njoftuar një tubim jo partiak, në sinkronizim të plotë me protestën partiake të Tiranës – tallje deri në ekstrem.

Në Londër shqiptarët duhet të protestojnë, edhe pse protesta është e sinkronizuar me PD - PL në Tiranë, pasi protesta të tilla në Londër janë unike dhe shumë shpejt mund të nxjerrin intelektualë të vërtetë që do të zgjohen dhe do të organizojnë një rezistencë të pavarur kundër shtypjes britanike dhe kundër barbarëve amerikanë në Tiranë.

Shoqëria shqiptare është nën totalitarizëm britaniko – amerikan që nga 1912 – ta e deri më sot, kështu që turma e shqiptarëve nuk ka një zgjedhje të tijën, por veçse e hutuar të ndjeki trendin e politikës që nuk të shpije askund, kështu që nuk ka pikë rëndësie, nëse proteston, apo nuk proteston. Rezistenca shqiptare, myslimane, e krishterë e ndoshta dhe hebreje, (në rastin e shqiptarëve është një rezistencë muslimane) kundër barbarëve amerikanë dhe kundër okupatorëve shekullorë të trojeve shqiptare, terroristëve britanikë, është një rezistencë intelektuale, paqësore dhe detyrë e shumë pak individëve.

 

Por të dalësh në rrugë pas xhelatëve si Rama, Meta dhe Berisha, do të thotë që je një qënje humane inekzistente, politikisht i vdekur dhe një mollë e kalbur e shoqërisë shqiptare.

 

Nderim Lushi

12 nëntor 2022

Grykë – Çajë, Kukës


Nderim Lushi

80 Blog posts

Comments