KHAWARIXHËT: MES REALITETIT, EKZAGJERIMIT, DHE SHFRYTËZIMIT POLITIK NË KOHËN MODERNE

Sipas dijetarit e historianit persian të shekullit të 12-të, esh-Shahrastāni, “cilido (musliman) që del kundër pushtetit të një udhëheqësi të vërtetë rreth të cilit janë unifikuar besimtarët quhet khawarixh (خارجي) pavarësisht nëse bëhet fjalë për rebelim në ko

Muslimanë e jo muslimanë, të ditur e të paditur, të vegjël e të mëdhenj, të gjithë janë të njohur me grupe të tilla si al-Kaida, ISIS, e grupe të tjera të cilat janë të listuara si organizata terroriste nga thuajse të gjitha vendet e botës pavarësisht se e vërteta e këtyre grupeve është e komplikuar politikisht. Gjithësesi, diskutimi rreth tyre përfshin patjetër përmendjen e një prej sekteve më të vejtra të fesë islame, që është sekti i ‘khawarixhëve.’

Ashtu siç e ka parashikuar vetë Profeti Muhammed (ﷺ), umeti islam është i ndarë e i përçarë në sekte e grupe. Kjo është natyrshmëria e shoqërisë njerëzore, dhe muslimanët nuk bëjnë përjashtim nga ky realitet. Një prej sekteve më të hershme është ai i khawarixhëve (الخوارج). Nga pikëpamja etimologjike, kjo fjalë është e derivuar nga folja e gjuhës arabe kha-ra-xhe (خرج), që do të thotë, “për të dalë,” pasi pasuesit e parë të identifikueshëm formalisht të këtij sekti kanë dalë jashtë bindjes politike apo janë rebeluar kundër kalifit të katërt Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ka të tjerë që e lidhin këtë term jo thjeshtë me rebelimin politik, por edhe me rebelimin ndaj të vërtetës apo komunitetit (xhematit) të muslimanëve.

Sipas dijetarit e historianit persian të shekullit të 12-të, esh-Shahrastāni, “cilido (musliman) që del kundër pushtetit të një udhëheqësi të vërtetë rreth të cilit janë unifikuar besimtarët quhet khawarixh (خارجي) pavarësisht nëse bëhet fjalë për rebelim në kohën e sahabëve kundër udhëheqësve të drejtë, apo në kohën e tabi’inëve, apo kundër një udhëheqësi (musliman) në çdo kohë.” [el-Milel wa en-Nihal]

Sekti i khawarixhëve, që në vetvete është i ndarë në nën-sekte e grupe, është sekti që më së shumti e ka përshkruar Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Hadithet, që disa prej tyre janë të transmetuara nga Imam el-Bukhariu e Imam el-Muslimi, pra të një grade të lartë autenciteti e besueshmërie, flasin për cilësitë e këtij grupi, për faktin që e lexojnë Kuranin por nuk e kuptojnë atë, se adhurimi i tyre është i madh por i padobishëm, se ata dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku, e deri në shenja dalluese të këtij grupi, siç është rruajtja e kokave. Madje kur Aliu (Allahu qoftë i kënaqur më të) i ka luftuar ata, ai ka treguar se Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të) i ka përshkuar ata edhe me detaje identifikuese.

Në një hadith që e trasmeton Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu nga Abdullahi ibn Mes’ud, i Dërguari i Allahut (ﷺ) ka thënë, “do të dalë një grup në kohët e fundit që janë njerëz të ri në moshë, mendje lehtë (apo naivë), që flasin me elekuencë, që e lexojnë Kuranin, por që nuk i kalon fytet e tyre; ata dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku. Cilido i takon ata, le t’i luftojë sepse vrasja e tyre është shpërblim tek Allahu.”

Në një transmetim, të cilin e ka saktësuar Imam Albani, kur një person i thotë Profetit Muahmmed (ﷺ) “ki frikë Allahun, o Muhammed!” pasi Profeti po ndante një pasuri të dërguar nga Aliu, një prej shokëve i kërkoi të Dërguarit të Allahut që ta vrasë atë, por që i Dërguari i Allahut (ﷺ) nuk e lejoi një gjë të tillë. Pasi ai person u largua, Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha, “Vërtetë nga origjina e këtij personi do të dalë një popull të cilët e lexojnë Kuranin, por leximi i tyre nuk do t’i kalojë fytet e tyre. Ata do t’i vrasin muslimanët dhe do t’i lënë paganët. Dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga harku. Nëse do t’i arrijë ata, do t’i vrasë ashtu siç janë shkatërruar populli i ‘Ādit.”

Në një hadith tjetër, të cilin e ka saktësuar përsëri Imam Albani, Profeti Muhammed (ﷺ) i ka përshkruar khararixhët si “qëntë e zjarrit të xhehennemit.”

Edhe pse persona me cilësitë e khawarixhëve janë shfaqur që në kohën e Profetit Muhammed (ﷺ) – shembulli i personit që tha “ki frikë Allahun, o Muhammed” apo personi tjetër që tha “mbaj drejtësi, o Muhammed,” ata si grup apo si lëvizje politike janë shfaqur në kohën e Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) në betejën e es-Siffīn, të cilët e ekzagjeruan apo nxorrën jashtë kontekstit konceptin e ‘tahkīm’ – gjykimit të njerëzve, që sipas tyre, gjykimi i takon vetëm Allahut, qëndrim politik absurd që Aliu iu përgjigj me thënien e famshme, “fjalë e saktë, por që kërkohet të arrihet me të kotësia.”

Në thelb, khawarixhët dallohen nga disa cilësi kryesore. Ata i konsiderojnë besimtarët që bëjnë mekate të mëdha si mosbesimtarë. Në fenë islame, ky koncept njihet si ‘tekfīr’ – të gjykosh mbi një musliman se është jobesimtar apo që ka dalë jashtë feje. Pra, tekfirizimi është tipar dallues i khawarixhëve, dhe një prej aspekteve ku ata fokusohen më shumë është çështja e gjykimit me sheriat apo ligjin islam. Çdo udhëheqës që nuk gjykon sipas sheriatit, ata janë të parët që e konsiderojnë një lider të tillë si jobesimtar, qëndrim i cili kushtëzon apo mund të çojë në kryengritje ndaj tij.

Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm i khawarixhëve është rebelimi kundër udhëheqësve muslimanë, jo se ata e kanë pjesë të doktrinës së tyre ambicjen politike, porse sipas tyre çdo lider që bën mëkate të mëdha – për shembull, që pin alkool, nuk fal namazin etj., ai është jobesimtar, dhe si i tillë lejohet rebelimi ndaj tij.

Me fjalë të tjera, tekfirizmi – të gjykuarit të një muslimani si jo besimtar, një koncept ekuivalent me atë të shkishërimit apo përjashtimit nga kisha (excommunication) në fenë e krishtere, ka pasoja politike, sociale, e penale. Nuk është thjesht gjykim filozofik apo teorik. Në këtë aspekt, khawarixhët janë të ngutshëm në gjykimin e muslimanëve si mosbesimtarë, gjë që pasohet pastaj me vrasjen dhe luftimin e tyre, apo rebelimin kundër lidërve muslimanë. Pra, tekfirizmi çon apo mund të çojë në gjakderdhjen e ndaluar të muslimanëve, prandaj është një çështje me pasoja serioze. Hadithi i lartpërmendur nënvizon faktin se khawarixhët vrasin muslimanët (në supozimin e tyre se ata e kanë lënë fenë), e lënë mënjanë paganët apo politeistët.

Ndër veçoritë e tjera dalluese të khawarixhëve janë: pasuesit e tyre janë të ri në moshë, fakt i cili tregon se ata janë të papjekur, të ngutshëm, e padituri; keqinterpretojnë Kuranin apo nuk e kuptojnë atë edhe pse janë të rrjedhshëm me leximin e tij; flasin bukur e me elekuencë, dhe ndoshta kjo i bën ata edhe më problematikë në mashtrimin e njerëzive; janë të vetë mashtruar nga devotshmëria e tyre sipërfaqësore; ashtu sikurse ata mund të dallohen nga theksimi i tepruar i dallimit nga muslimanët e tjerë, siç është rruajtja e kokës dhe fokusimi tek sipërfaqësorja. Khawarixhët janë sipërfaqësorë; nuk reflektojnë dituri, maturi, e mençuri, e për këtë arsye, ata janë lehtësisht të shfytëzueshëm politikisht.

SHFRYTËZIMI POLITIK I KHAWARIXHËVE

Për të kaluar tek shfrytëzimi politik i tyre, kjo është një temë shumë e rëndësishme, dhe në fakt ky është qëllimi i kësaj eseje.

Sipas mendimit tim personal, ajo çfarë e ka bërë këtë grup që të ringjallet politikisht nga spushteti botëror është përshkrimi profetik i tyre. Në hadithe të transmetuara në mënyrë autentike, i Dërguari i Allahut ka thënë se nëse i arrijë ata, do i vrisja siç është vrarë populli i ‘Ādit, apo se ata janë qentë e zjarrit të xhehennemit. Më tej, historikisht khawarixhët janë dallur nga rebelimi politik, tekfirizmi, dhe vrasja e muslimanëve.

Për ta thënë në mënyrë më të thjeshtëzuar, Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) e ka legjitimuar vrasjen e khawarixhëve. Sipas mendimit tim, ky është një elemet që i intereson politikës apo pushtetit: vrasja apo arsyeja për të vrare ata që rebelohen. Nuk ka justifikim më legjitim e më të mirë se sa kur vrasja e qytetarëve të bazohet në një tekst fetar. Kjo është gjëja më e dashur për politikën, dhe pikërisht këtu fillon komplikimi i çështjes.

POR, A VËRTETË KËRKON POLITIKA TË VRASË MUSLIMANË?!

Përgjigja e drejtëpërdrejtë do të ishte, ‘po.’ Një prej objektivave të qenësishme të pushtetit është kontrolli i njerëzve. Për këtë arsye, pushteti është i prirur apo i gatshëm të përdorë çfarëdo lloj mejti që ndihmon në kontrollin e nënshtetasëve, qoftë edhe burgosja apo vrasja e secilit që konsiderohet ‘problem.’ Mirëpo pushteti kërkon ta realizojë një gjë të tillë në mënyrën sa më legjitime të mundshme, që të mos çoj në një rebelim edhe më të madh të qytetarëve.

Pra, që pushteti vret, burgos, shtyp, bën padrejtësi, internon, pret në besë, fut thikën mbas shpine, luan lojëra politike nga më të ndryshmet, përdor strategji frikësuese, të gjitha këto janë normale dhe brenda logjikës. Çdo lloj pushteti e bën një gjë të tillë, qoftë edhe pushteti musliman, e jo më paganët perëndimorë apo politeistët e tjerë të politikës botëror.

SHEKULLI I 20-TË DHE NEVOJA E MUSLIMANËVE PËR REBELIM

Mbas rënies së Perandorisë Osmane gjatë luftës së parë botërore, muslimanët u gjetën përballë një realiteti politik shumë të vështirë, dhe vazhdojnë ta përjetojnë një gjë të tillë. Për herë të parë në historinë e tyre, muslimanët mbetën pa udhëheqjen e një kalifi të përgjithshëm dhe pushteti i tyre ra plotësisht nën forcat okupatore të huaja. Shkurt, muslimanët e humbën luftën kundër Perandorisë Britanike.

Mbas pushtimit të muslimanëve dhe triumfimit të Perandorisë Britanike, kjo e fundit e ndau botën, përfshirë edhe tokat muslimane, në shtete ashtu sikur të ishte një plaçkë lufte. Ashtu siç ndodh me çdo pushtim, britanikët vendosën në çdo shtet musliman nga një mëkëmbës edhe pse në pamje të parë çdo shtet konsiderohet si i pavarur, mirëpo edhe formalisht, mëkëmbësit e pushtetit britanik janë të detyruar t’i bindet ligjit ndërkombëtar, ligj i cili është formuluar nga vetë Perandoria Britanike. Ligji ndëkombëtar nuk është një mori rregullash të rëna dakord mes shteteve në mënyrë demokratike, por ai është një ligj që simbolizon pushtetin sekularist britanik në mënyrën më flagrante të mundshme.

Pavarësisht nëse biem dakord apo jo mbi terminologjinë – nëse muslimanët janë të pushtuar, realiteti flet më mirë se fjalët. Këdo të takosh nga vendet muslimane, ankesat e tyre kanë një emërues të përbashkët, se qeveria e tyre është e paaftë, se ambasada amerikane jep urdhërat, se ligji ndërkombëtar prevalon mbi atë kombëtar, se pavarësia është fallso, se bazat amerikane minojnë konceptin e pavarësisë kombëtare, se qeveria është e detyruar t’i nënshtrohet Amerikës, se liderat e tyre nuk përfaqësojnë popullit dhe vullnetin e tyre, se muslimanët janë të dobët, se muslimanët kanë ngeluar si jetimë pa një kalif, dhe se pavarësia është një mashtrim, e shprehje të tilla.

Për shkak të propagandës së madhe, ndoshta muslimanët nuk arrijnë ta shprehin qartazi se ata janë të pushtuar nga Perandoria Britanike, sidomos mbas tërheqjes strategjike të kësaj të fundit nga skena publike e duke e zëvendësuar ushtrimin e pushtetit të saj me mekanizma politikë të tjerë, siç është OKB-ja, por ankesat e muslimanëve anembanë botës aludojnë për faktin se ata janë të pushtuar, dhe se ata nuk janë të kënaqur me qeveritë e tyre, të cilat i ka formuar dhe i kontrollon perëndimi.

Nuk ka dyshim se në shekullin e 20-të, muslimanët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë arsye më shumë se kurrë për ta kundërshtuar pushtetin sepse nuk e konsiderojnë si pushtet që i përfaqëson ata, për t’u rebeluar, për të luftuar për të drejtat e tyre, për të luftuar për liri, për të luftuar për mbijetesë ekonomike, në shumë reste për të shporrur akopatorin e drejtëpërdrejtë nga toka e tyre, siç është rasi i Palestinën, apo në raste të tjera u është dashur për të luftuar kundër ushtrisë amerikane.

Nuk besoj se kërkohet ndonjë arsyetim i hollësishëm për të kuptuar pakënaqësitë e muslimanëve me pushtetin, që në përgjithësi e konsiderojnë pushtet mëkëmbës i perëndimit. Ky është fakt empirikisht i verifikueshëm.

Nga ana tjetër, Perandoria Britanike apo Perëndimi është i vetëdijshëm për faktin se muslimanët nuk janë të kënaqur me gjendjen politike, se muslimanët nuk e pranojnë pushtimin britnanik, se muslimanët nuk e kanë ngrënë sapunin për djathë të pavarësisë që u është shitur atyre nga perëndimorët se gjoja janë të lirë. Në mënyrë të dushkme, muslimanët nuk e duan perëndimin; ata nuk e pranojnë pushtimin e huaj, dhe i refuzojnë prerazi ligjet e padrejta dhe shtypëse britanike. Muslimanët kanë fenë dhe ligjet e tyre.

SI E KA ADRESUAR PERËNDIMI (PERANDORIA BRITANIKE) MOS-DORËZIMIN E MUSLIMANËVE?

Është fakt se muslimanët nuk e kanë pranuar pushtimin, dhe ata vazhdojnë ta refuzojnë një gjë të tillë. Muslimanët kanë luftuar me gjak gjatë luftës së parë botërore për ta shpëtuar Perandorinë Osmane. Ata kanë luftuar me gjak në Ballkan e në Turqi. Kanë luftuar me gjak në mbrojtjen e qytetit të Medines gjatë luftës së parë botërore. Kanë luftuar me shpatë e me penë kundër armiqve perëndimor. Ky është fakt i padiskutueshëm. Edhe sot muslimanët vazhdojnë ta refuzojnë perëndimin dhe pushtimin e tyre.

Si kundërpërgjigje, Perandoria Britanike dhe Qeveria Amerikane, bashkë me qeveritë satelite të tyre evropiane, përfshirë Bashkimin Sovjetik (tani, Rusia) e Kinën, e kanë adresuar mos dorëzimin e muslimanëve dhe mos pajtimin e tyre me status qou-në politike me forma të ndryshme.

E para, Perandoria Britanike i ka përçarë muslimanët në mbi 60 shtete bazuar në kritere krejt artificiale dhe ka nxitur rritjen e identitetit artificial kombëtar në kurriz të identitet musliman me shpresë që ata ta harrojnë pushtimin britanik.

E dyta, Perandoria Britanike ka nxitur konflikte mes shtetesh e sektesh muslimane me qëllim që muslimanët e pushtuar të fokusohen në armiqësira të tjera dhe t’i neglizhojnë armiqtë kryesor, që janë perëndimorët. Konflikti me Izraelin – shtet krejt fallso i formuar nga britanikët, futet në këtë kategori, për shembull.

Së treti, shtetet muslimane janë formuar nga Perandoria Britanike në atë mënyrë që të jenë të varura ekonomikisht. Muslimanët janë të kontrolluar ekonomikisht, veçanërisht sa i përket bujqësisë. Për këtë arsye, shumë vende muslimane vuajnë nga uria e bukës. Jo se bota nuk ka prodhim të mjaftueshëm bujqësor, e aq më tepër që globi duhet të funksionojë si një shtet i vetëm, të paktën kur vjen puna tek tregtia, porse pavarësia e shteteve në këtë rast përdoret për të justifikuar urinë dhe mungesën e ushqimeve. Jemeni është ndoshta rasti i fundit i cili ka përfunduar në katastrofë humanitare nga mungesa e ushqimeve.

Së katërti, Perandoria Britanike ka imponuar embargo ekonomike apo masa shtrënguese, qoftë edhe të padeklaruara apo të pa bëra publike, për t’i detyruar muslimanët, sidomos në ato vende ku ka intelektualë, që të vdesin urie, siç është rasi i Egjiptit, Sirisë, Jemenit, Sudanit, Çadit, Somalisë, Afganistanit, Pakistanit, Bangladeshit, Jordanisë, e madje edhe Turqia ka kaluar kriza të thella ekonomike herë pas here.

Së pesti, edhe ato pak shtete që Perandoria Britanike i ka lejuar të kenë prosperitet ekonomik, e ka lejuar një gjë të tillë sipas një strategjie, që të nxis përçarjen e muslimanëve, dhe që t’i përdorë këta shtete kundër pjesës tjetër të umetit islam, apo për t’iu dhënë një vlerë politike të pamerituar në kurriz të shteteve të tjera të rëndësishme. Për shembull, qytet-shtetit të Katarit i është dhënë më shumë famë apo rëndësi politike se Egjipti apo Jordania. Kjo është strategji e pastër e pushtuesit që i shërben një qëllimi të caktuar.

Së gjashti, dhe ndoshta me e rëndësishmja, është ndërhyrja ushtarake e herëpashershme e Amerikës dhe vendosja e bazave ushtarake në vendet muslimane. Thuajse të gjitha luftërat mbas luftës së dytë botërore janë bërë nga Amerika e Britania e Madhe kundër vendeve muslimane, ku janë shkatërruar plotësisht apo dëmtuar totalisht, siç janë Siria, Jemeni, Iraku, Somalia, Libani, Palestina, Afganistani, pjesërisht Pakistani, Libia, ndarja e Sudanit dhe embaro ekonomike ndaj tij, trazirat politike përvëluese në Tunizi e Egjipt në atë që njihet si ‘pranvera arabe,’ e deri tek luftërat në Bosnje, Kosovë, Çeçeni, apo lufta kundër ujgurëve, të cilët jetojnë kryesisht në provincën e Xinjiang-ut të Kinës.

Dhe e fundit është terrorizmi dhe shfrytëzimi politik i khawarixhizmit, që në fakt kjo ese i dedikohet.

KHAWARIXHIZMI SI NJË STRATEGJI POLITIKE E PUSHTETIT PËR TË LUFTUAR RESISTENCËN MUSLIMANE

Nëse shumë strategji që Perandoria Britanike ka përdorur për të adresuar resistencën e muslimanëve kundër pushtimit janë përceptuar nga këta të fundit si masa politike armiqësore ndaj tyre, lufta perëndimore e ashtuquajtur kundër khawarixhëve, terroristëve, apo ekstremistëve ka gjetur aleatë nga vetë muslimanët më shumë se kurrë.

Me fjalë të tjera, khawarixhët janë shkaku apo justifikimi që armiqtë perëndimorë të konsiderohen aleatë të muslimanëve e të lidërve të tyre në luftën e ‘drejtë’ për vendosjen e paqes. Nuk ka gjë më konviniente apo më të volitshme për Perandorinë Britanike se sa të perceptohet nga muslimanët jo si pushtues, por si aleat apo si shpëtues kundër një armiku të brendshëm.

Në luftën kundër khawarixhëve, edhe liderat më të ligë muslimanë flasin për paqe, për drejtësi, për kujdesje ndaj popullit të tyre, dhe për nevojën e aleancës me Amerikën e Britaninë e Madhe – duke e zëvendësuar fjalën pushtim tashmë me aleancë.

Për më tepër, lufta kundër khawarixhëve në pamje të parë është e mbështetur nga hadithe të transmetuara në mënyrë autentike nga Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të). “Nëse i arrijë ata, do t’i vras si vrasja e popullit të ‘Ādit,” “vrasja e tyre është shpërblim,” apo “ata janë qentë e zjarrit të xhehennemit.”

E ku ka gjë më të favorshme politikisht për armiqtë perëndimorë dhe mëkëmbësit e tyre nga radhët e muslimanëve se sa pushtimin dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm ta justifikojnë në tekste fetare?!

A ka gjë më të mirë se vrasjet e fëmijëve, grave, pleqve, e civilëve të pafajshëm në Afganistan, Siri, Somali, Jemen, Pakistan, Palestinë e gjetkë të bëhet në emër të fesë?!

A ka fitore më të madhe për armikun se sa të konsiderohet si shpëtues sepse po na ndihmon për të vrarë khawarixhët – qentë e zjarrit të xhehennemit?!

Për këtë arsye, Perandoria Britanike dhe Qeveria Amerikane kanë investuar pafund në ngritjen e kauzës së khawarixhizmit, për ringjalljen e tyre në shekullin e 20-të, për ndërgjegjësimin e muslimanëve kundër tyre, për konsiderimin e çdo muslimani që flet për të vërtetën si khawarixh.

Nga ana tjetër, amerikanët dhe britanikët kanë sponsorizuar grupe terroriste fiktive nga radhët e muslimanëve, për t’i dhënë si model rezistence apo për ta mediatizuar e ekzagjeruar problemin e khawarixhëve. Pra, edhe nëse nuk ka pasur khawarixhë, britanikët dhe amerikanët i kanë ringjallur ata sepse është pikërisht grupi që mund të shërbejë si një burg për të futur në të çdo musliman që kundërshton padrejtësinë, që bën rezistencë intelektuale, që kundërshton pushtimin britanik, e që kërkon drejtësi.

KHAWARIXHIZMI, LUFTA STALINISTE KUNËR ARMIQVE TË KLASËS, DHE MCCARTHYISM-i AMERIKAN

Mënyra se si flitet kundër khawarixhëve, se si çdo musliman që ngre zërin kundër padrejtësisë konsiderohet khawarixh, koha mediatike që i kushtohet khawarixhizmit, leksionet e pafundme të dijetarëve e të analistëve politikë rreth khawarixhëve, sasia e librave e të shkrimeve të botuara kundër khawarixhëve, ekzagjerimi i kërcënimit që vjen nga khawarixhët, vrasjet, arrestimet, e burgosjet e muslimanëve që janë bërë në luftën kundër khawarixhëve ngjan shumë me luftën e Stalinit kundër armiqve të klasës apo me luftën famëkeqe të Qeverisë Amerikane të njohur si McCarthyism.

Për mendimin tim, mënyra se si është ekzagjeruar khawarixhizmi, tendenca e tmerrshme e pushtetit dhe e gojëdhënësve të tij për ta kategorizuar çdo musliman që nuk bëhet agjent i rëndomtë i pushtetit si khawarixh, për ta kategorizuar çdo intelektual apo dijetar që flet të vërtetën si khawarixh, për ta kategorizuar çdo musliman që nuk e pranon pushtimin britanik si terrorist, kjo ka ngjashmëri shumë të mëdhe me çdo lloj pushteti të padrejtë që kërkon ta përdhos e demonizojë çdo kënd që konsiderohet ‘problem’ nga pushteti.

Duke parë gjendjen e mjeruar të muslimanëve, nuk jam i bindur aspak se ata po kërkojnë të rebelohen ushtarakisht, aq më tepër që një gjë e tillë është e pamundur politikisht e logjistikisht. Sot ne jetojmë në shtete moderne që janë shumë të fuqishme ushtarakisht për të shtypur popujt e tyre. Për këtë arsye, populli nuk mund të jetë një kërcënim real ushtarak se mund të marrë pushtetin.

Problemi që ka pushtuesi britanik është lufta intelektuale e muslimanëve, e atyre që nuk e thyejnë ligjin, porse përdorin penën e dijen për të ndërgjegjësuar popullin kundër pushtuesin, që përdorin penën për t’i mësuar njerëzit se si mund ta ndryshojnë gjendjen e tyre të mjeruar, që përdorin penën për t’ua mësuar muslimanëve fenë e për t’i nxjerrë ata nga errësira e robërimit të armikut.

Pushtuesi britanik nuk ka problem armët sepse, e para, muslimanët e thjeshtë nuk kanë armë problematike – maksimumi zotërojnë armë të lehta, dhe e dyta, me armë nuk e mundin armikun.

Pushtuesi britanik ka problem intelektualët muslimanë. Armiqtë kanë problem ata muslimanë paqësorë që kërkojnë të mësojnë fenë e tyre, që kërkojnë të jetojnë të lirë, me dinjitet, që luftojnë për një jetë më të mirë, që kërkojnë që muslimantë të bashkohen, që luftojnë për familjet e tyre, e të ngrenë zërin kundër padrejtësisë e zullumit të madh në vendet e tyre. Këta janë muslimanët që Perandoria Britanike dhe Qeveria Amerikane i urren më së shumti.

Mirëpo, nëse pushteti do t’i luftonte këta muslimanë pikërisht për këtë arsye, ky do të ishte një akt vetëvrasës për pushtetin. Pushteti gjithmonë i lufton kundërshtarët nën sllogane të bukura: po luftojmë ekstremistët, po luftojmë khawarixhët, po luftojmë terrorizmin, po luftojmë armiqtë e klasës, po luftojmë armiqtë e partisë etj. Gjithmonë kështu vepron pushteti.

Për ta bërë të besueshëm problemin e khawarixhëve, pushteti e ka shumë të lehtë. Formon ca grupe fiktive, si al-Kaida, ISIS etj., të cilat adoptojnë disa aparenca që janë përmendur në hadithe, vënë ca bomba, mbulohen mediatikisht pafund, dalin e bërtasin “Allahu Ekber,” del presidenti amerikan dy tre herë në media në ditë për vite të tëra duke thënë “terrozimi, ISIS, Osama Bin Laden, al-Kaidah, Jihad,” mblidhet këshilli i sigurimit të OKB-së për të diskutuar problemin e terrorizmit, bëhet 11 shtatori nga vetë qeveria amerikane, qeveritë muslimane ngrenë alarmin në maksimum kundër khawarixhëve, jepen urdhëra që të flitet për khawarixhët në çdo xhami, në universitete, që të përmenden hadithet pafund që flasin për khawarixhët – edhe pse hadithet nuk i referohen një grupi që Amerika e konsideron khawarixh, mbahen leksione pafund kundër khawarixhëve, bëhen aleanca ushtarake kundër khawarixhëve, dhe kështu (abrakadabra): khawarixhët janë realitet – janë kërcënimi.

REZULTATI I DËSHIRUAR PËR PUSHTETIN:

Për çdo musliman paqësor që flet kundër padrejtësisë, kundër diskriminimit, kundër varfërisë, kundër dhunës politike, kundër gjykatave të padrejta, kundër shfrytëzimit amerikan, kundër paganëve britanikë, kundër degjenerimit, kundër korrupsionit, kundër përçarjes së muslimanëve, kundër pushteteve që veprojnë si mafia, kundër spiunazhit që e ka kthyer shoqërinë në një katastrofë morale serioze, për këtë lloj muslimani pushteti ka rezervuar një etiketim: khawarixh.

Ky është pra khawarixhizmi që flitet kaq shumë. Kjo është lufta kundër terrorizmit e ekstremizmit që Qeveria Amerikane flet ditë e natë. Lufta ndaj khawarixhëve është streha më e sigurtë e udhëheqësve spiunë muslimanë, të cilët edhe fëmijët e vegjël e kuptojnë se janë vegla të Mbretërisë Britanike e të Qeverisë Amerikane. Madje lufta ndaj khawarixhëve ka bërë që shumë muslimanë ta justifikojnë bashkëpunimin e tyre me CIA-në dhe shërbimet sekrete të qeverive perëndimore.

Porse, lufta kundër khawarixhëve ka prodhuar edhe shumë vende pune të mirëpaguara. Kjo luftë prodhon para, qoftë edhe për shumë muslimanë. Kjo e bën këtë çështje edhe më të rrezikshme e më të komplikuar.

Sot ka të ashtuquajtur dijetarë muslimanë të mirëpaguar e që punojnë me kohë të plotë në sektorin e luftës kundër khawarixhëve. Ata mbajnë ligjërata, bëjnë studime, botojnë libra, bëjnë hulumtime se si ta zgjerojnë përkufizimin e përfshirjes në këtë grup edhe të atyre që në pamje të parë nuk ngjajnë si khawarixhë. Madje kanë shpikur edhe terma si khawarixh pasiv, khawarixh me laps në dorë, khawarixh i fshehur, khawarixh në zemër, khawarixh me fjalë. Ky grup dijetarësh e intelektualësh flasin ditë e natë për liderin, për rëndësinë e bindjes ndaj liderit, për hadithet që flasin për liderin etj. Feja e tyre fillon e mbaron tek lideri.

Kuptohet, kushdo që i kundërshton dijetarët, bie direkt në grupin e khawarixhëve sepse një prej cilësive të khawarixhëve është se “ata kundërshojnë dijetarët.” Prandaj, ekzistenca e këtij grup është shumë e dobishme dhe zgjidh shumë probleme politike në lidhje me legjitimizimin e shtypjes së muslimanëve të thjeshtë. Nëse kundërshton pushtetin, bëhesh khwarixh, nëse flet, je khawarixh, në shkruan, je khawarixh, nëse flet kundër dijetarëve, ke cilësi khawarixhësh. Khawarixhët kanë vend për çdo lloj muslimani.

KONKLUZIONI

Është e vërtetë se Profeti Muhammed (paqja dhe bekimet e Allahut) e ka parashikuar përçarjen e umetit në grupe e sekte. Është e vërtetë se ndër sektet më të vjetra është sekti i khawarixhëve. Ky sekt ka lindur thuajse si një lëvizje politike, por që më pas është veçuar edhe nga pikëpamja teologjike. Është e vërtetë se ka hadithe, majde edhe të transmetuara nga Imam Bukhariu e Imam Muslimi që flasin për cilësitë e këtij grupi.

Nga ana tjetër, hadithet nuk flasin për atë lloj khawarixhësh që pushteti etiketon këdo që nuk i shkon për shtat. Nuk mund të abuzohet me hadithet e Profetit Muhammed (ﷺ). Duhet bërë dallimi mes khawarixhëve që hadithet iu referohen, dhe khawarixhëve që pushteti kërkon të etiketojë çdo musliman që e konsideron kështu me të padrejtë.

Lufta kundër khawarixhëve, terrorizmit, apo kundër ekstremizmit ngjan shumë me luftën e regjimit stalinist kunër armiqve të klasës apo luftën e regjimit komunist në Shqipëri kundër armiqve të partisë. Për këtë arsye, është një tendencë e frikshme për ta ekzagjeruar kërcënimin që vjen nga khawarixhët, për ta zgjeruar përkufizimin e përfshirjes në këtë grup, ashtu sikurse ekziston një industri e mirëfilltë politike botërore për t’i nxitur muslimanët që të bien në gropën e khawarixhëve – përmes modeleve, propagandës, dijetarëve mashtrues, përmes medias, përmes grupeve terroriste të sponsorizuara nga vetë pushteti, përmes propagandës informale të spiunëve shtetëorë (anti-terrorit), e përmes radikalizimit të imponuar – duke mos iu lënë asnjë zgjedhje muslimanëve të shtypur.

Sipas pushtetit, e rëndësishme është që muslimani të bie në gropën e khawarixhëve. Në mos rëntë, atëherë duhet të zgjerohet përkufizimi që të përfshijë si të tillë çdo musliman që pushteti kërkon ta asgjësojë apo neutralizojë.

Sabri Lushi

Dhjetor 2023

 


Nderim Lushi

8 Blog posts

Comments