Nisma për dëbimin e Leka Zogu II

Çdo ushtarak do të përballej disi me fashistët në sulmin e tyre ndaj Shqipërisë në 1939 – tën, ndërsa Ahmet Zogu, në cilësinë e mbretit të vetëshpallur, tradhëtoi trupat shqiptare dhe dezertoi duke u arratisur nga Shqipëria.

Leka Zogu II është nipi i ish mbretit të vetëshpallur, Ahmet Zogu. Ahmet Zogu ka lënë gjurmë dhe histori në Shqipëri, edhe pse realisht nuk ka lënë asnjë intervistë me zë dhe figurë, por ato i la me pushkë të pabesë dhe me grabitje. Ahmet Zogu masakroi dhe pushkatoi pa gjyq mijëra e mijëra shqiptarë; Ahmet Zogu u mblodhi arin shqiptarëve, i cili më pas u “zhduk” dhe për të cilin sot nuk mban askush përgjegjësi. Edhe pse ari u zhduk, varfëria e shqiptarëve do të zgjaste për gjatë gjithë shekullit dhe vrasjet e pabesa të Ahmet Zogut nuk do të harroheshin kurrë.

 

Çdo ushtarak do të përballej disi me fashistët në sulmin e tyre ndaj Shqipërisë në 1939 – tën, ndërsa Ahmet Zogu, në cilësinë e mbretit të vetëshpallur, tradhëtoi trupat shqiptare dhe dezertoi duke u arratisur nga Shqipëria.

 

Viti 1912 i gjeti trojet shqiptare në mes të një lufte të pabesë. Edhe pse Perandoria Osmane ishte në fundin e saj, lufta dhe ndëshkimi ndaj shqiptarëve sapo kishte filluar.

 

Viti 1920 shënon vitin më të lavdishëm të Perandorisë Britanike, e cila unanimisht pranohej nga çdo popull si superfuqia e vetme në gjithë botën. E ndërsa Britania ishte në plotfuqinë e saj, trojet shqiptare ishin në luftë të vazhdueshme, e cila do të ndahej në 3 periudha kryesore: koha e Zogut, regjimi komunist dhe transicioni. Nuk do shumë për t’i lidhur këto tre periudha me Britaninë e Madhe dhe me SHBA-të, edhe pse është punuar me pushkë dhe penë për të vërtetuar të kundërtën, aq sa terroristi britanik, Enver Hoxha, nuk mbante marrëdhënje diplomatike me Britaninë e Madhe dhe Amerikën.

 

Nisma për dëbimin e Leka Zogu II është detyrë patriotike dhe një nismë drejtësie për çdo shqiptar. Familja Zogu ka vrarë e masakruar gjithë elitën shqiptare; Familja Zogu ka mbledhur arin e shqiptarëve e më pas ka grabitur gjithë pasurinë shtetërore në ar e valutë; Ahmet Zogu ka tradhëtuar popullin shqiptar në agresionin italo-fashist të vitit 1939.

 

Edhe pse pronat në Shqipëri u shtetëzuan dhe në vitin ‘90 u ndanë në bazë të ligjit 7501, pronat e Ahmet Zogut u mbajtën të paprekura, çka vërteton që Enver Hoxha, Zogu dhe çdo lider tjetër janë mbi shtetin shqiptar.

 

Dëbimi i Leka Zogu II, princ i vetëshpallur në Shqipëri, është në të vërtetë më tepër simbolik dhe një drejtësi individuale dhe mospajtim individual i të gjithë atyre individëve që do t’i bashkohen nismës. Leka Zogu II ka në mbështetjen e tij Britaninë e Madhe, mbështetet nga çdo parti politike në Shqipëri, dhe mbështetet nga gjithë fuqia vdekjeprurëse e ushtrisë amerikane dhe dëbimi i tij është një zhvillim politik shumë i vështirë, por jo i pamundur.

 

Kjo nismë do të shoqërohet me shkrime, tubime e peticione të paktën në 5 vitet e ardhshme (2022 – 2027) dhe në 5 vite shumë gjëra mund të ndodhin. Nisma do të kërkojë: dëbimin nga Shqipëria të familjes Zogu II, heqjen e nënshtetësisë shqiptare për të gjithë anëtarët e familjes Zogu, si dhe konfiskimin e çdo pasurie që ata kanë në tokën shqiptare.

 

Të interesuarit dhe ata që e ndjejnë si të drejtë dëbimin e princit të vetëshpallur, Leka Zogu II, të kontaktojnë në e – mail të mëposhtëm:

 

nderimlushi@gmail.com

 

+355686878566

 

Nderim Lushi

 

Grykë – Çajë, 19 shtator 2022

 


Nderim Lushi

80 Blog posts

Comments