S‘ka dyshim që celulat terroriste më vdekjeprurëse që Amerika dhe Britania e Madhe kanë instaluar në Shqipëri janë mediat dhe komuniteti i gazetarëve. Edhe pse jam i sigurt që shumica e gazetarëve nuk janë në dijeni që punojnë për Amerikën dhe kundër shqiptarëve, sërish ata ngelen si terroristët më vdekjeprurës në trojet shqiptare.
(personalisht e kam njohur nga afër terrorin e mediave shqiptare, pasi në vitin 2015 jam arrestuar dhe akuzuar për një intervistë 2-minutshe të dhënë në Klan tv me akuzë, „thirrje publike për dhunë kundër rendit kushtetues“)
Pushtimi britanik i trojeve shqiptare i 1912-së e më tej copëtimi në mbi 7 shtete i territoreve muslimane shqiptare u pasua me kontratën më të keqe që mund t‘i caktohej një territori nën pushtim britaniko-amerikan. Shqiptarët në 100 vitet britanike do të kalonin nga masakra në masakër e nga gjenocidi në gjenocid e mbi të gjitha Britania e Madhe - okupatori dhe copëtuesi zyrtar i trojeve shqiptare, nuk do të merrte kurrë përgjegjësi dhe do të zgjidhte të fshihej prapa terroristëve britanikë si, Zogu, Enver Hoxha dhe prapa terroristëve britanikë shqipfolës që kryesuan politikën shqiptare në këto 34 vitet e fundit.
Amerika dhe Britania e Madhe e kanë konfliktin dhe luftën simbol të pushtetit të tyre pasi modeli politik britanik është dizenjuar që të mos funksionojë pa luftë dhe pa masakra; edhe pse Amerika ka ndezuar konflikte artificiale në Ukrainë, Veri të Kosovës, Jemen, Sudan, Palestinë, sërish nuk kanë mjaftuar për të mbajtur botën nën ankthin e terrorit amerikan dhe i është dashur të ndezi një tjetër konflikt artificial në Ekuador, ku në mënyrën më naive është inskenuar një konflikt mes bandave dhe qeverisë ekuadoriane, të cilat së bashku janë nën kontroll të plotë të Qeverisë Amerikane dhe Monarkisë Britanike.
Mediat shqiptare që përbëjnë shtyllën kurrizore të terrorit britaniko-amerikan në Shqipëri nuk kanë hezituar, por pa logjikë dhe pa asnjë provë, që të lidhin shqiptarët (në mënyrën më abstrakte dhe më abuzive) me krerët e bandave në Ekuador. Jo vetëm që kjo është një çmenduri, por kjo tregon dhe njëherë që terrori amerikan dhe terrorizmi britanik ndaj shqiptarëve nuk njeh as logjikë dhe as kufi. Turp dhe thjesht terrorizëm për ata gazetarë që fabrikojnë barcaleta të tilla amerikane të cilat nuk bëjnë për të qeshur, por sjellin prishje imazhi dhe terror amerikan në komunitetet shqiptare kudo ata ndodhen.
Nderim Lushi - Kukës