Londër: MI6 dhe Monarkia Britanike prapa thirrjeve „sharia law for UK“

S‘ka asnjë dyshim që organizime të tilla në Londër janë skenare të zakonshme të MI6 dhe CIA dhe veprime të tilla, përveç se naive, janë një ofendim dhe një tallje për inteligjencën e çdo njeriu.

Ndërkohë që Britania e Madhe gëzon pushtet absolut në çdo cep të botës dhe ka vendosur ligjet e saj pagano-terroriste në çdo fshat e në çdo vendbanim të botës, në Londër çuditërisht janë inskenuar protesta ku kërkohet ligji islamik në Britani të Madhe.

Video me thirrje „Sharia Law For UK“ duket që është e vitit 2012, ose e viteve më vonë, por është bërë virale sërish në këto ditë të 2024 - së, ditë kur shteti britanik e terrorist i Izraelit po bën kërdinë në Gaza duke vrarë gra, fëmijë e civilë të pafajshëm. Ku ka më mirë që një shtet terrorist si Britania e Madhe, një okupator i botës mbarë që noton në oqeanë gjaku të pafajshmish, veçanërisht në gjak musliman, që t‘u paraqitet botës si viktimë dhe si një vend i parëndësishëm dhe nën „sulm“ nga muslimanët që duan të shëndërrojnë Britaninë e Madhe në kalifat islamik?!

Ndërkohë e gjithë bota ka kaluar masakër pas masakre të urdhëruar drejtpërdrejt nga Monarkia Britanike, ndërkohë që feja islame sot nuk kontrollon asnjë qeveri, ndërkohë që Gadishulli Arabik është shkeluar nga ushtria pagane dhe terroriste e SHBA-ve, ndërkohë që komunizmi britanik është forcuar si fe zyrtare në skajet më të largëta të botës, si Kinë e Rusi, Britanikët dhe terroristët e Londrës i shfaqen botës si viktima dhe si popull nën sulm islamik.

S‘ka asnjë dyshim që organizime të tilla në Londër janë skenare të zakonshme të MI6 dhe CIA dhe veprime të tilla, përveç se naive, janë një ofendim dhe një tallje për inteligjencën e çdo njeriu.

Britania e Madhe nuk zhgënjen kurrë së prodhuari barcaleta dhe përralla pagano-terroriste.

 

Nderim Lushi


Nderim Lushi

9 Blog posts

Comments